Karnavalet në Shkodër/ Mbyllet festa tradicionale e qytetit, shiu nuk e ndali paradën
Për 7 ditë me radhë, Shkodra priti Karnavalet, festën tradicionale të qytetit, që daton prej vitit 1860. Festa me muzikë, paradën e karrove, ngjyrat, kostumet, dritat dhe personazhet e ndryshme përfshiu të gjithë qytetin, por më të gëzuarit ishin fëmijët. E diela shënoi kulmin dhe mbylljen e kësaj jave festive. Edhe pse nën reshjet e shiut, qytetarët nuk hoqën dorë nga tradita. Parada përshkoi sërish rrugët e Shkodrës, për t’u përmbyllur me ritualin simbolik të djegies së dordolecit. Në vitet e fundit, Karnavalet e Shkodrës kanë marrë përmasa gjithnjë e më të mëdha, duke u kthyer në një aktivitet që tërheq jo vetëm qytetarët, por edhe vizitorë nga zona të ndryshme. Për këtë vit, nga buxheti i Bashkisë ishin planifikuar rreth 80 milionë lekë për...
Burimi:
top-channel.tv