“Kalova brenda ditës nga festa e 80 vjetorit të lindjes te humbja e vëllait”, mesazhi i Namik Dokles: Çfarë i bie njeriut, e mban
Shkrimtari Namik Dokle në ditëlindjen e tij të 80-të ka përjetuar një përzierje emocionesh, nga festa te humbja e vëllait. Në një mesazh të ndarë në rrjetet sociale, Dokle shkruan se më 11 mars kaloi nga maja e mirësisë anë zgrip të dëshpërimit, pasi i vëllai i tij Mensuri, ndërroi jetë. “Thonë për vdekjen: “I bie gurit, e çan; i bie drurit, e than; i bie njeriut, e mban.””, e mbyll mesazhin shkrimtari, teksa falënderon njerëzit që i kanë qëndruar pranë në momentet e vështira. “FALENDERIM DHE MIRËNJOHJE… Miq të shtrenjtë, Më 11 mars kalova një ditë të jashtëzakonshme: nga maja e mirësisë, në zgrip të dëshprimit. Në mesditë, duke mbushur 80 vjet jetë, promovova librin “Atje ku dielli lind dy herë”, në mesnatë perëndoi...
Burimi:
top-channel.tv