“Kaini dhe Abeli, të bijtë e Adamit” ngjiten në skenë/ Ngjarja biblike e ndërthurur me aktualitetin, në fokus të shfaqjes së regjisorit Rafael Hoxhaj

“Kaini dhe Abeli, të bijtë e Adamit” ngjiten në skenë/ Ngjarja biblike e ndërthurur me aktualitetin, në fokus të shfaqjes së regjisorit Rafael Hoxhaj

Bijtë e parë të Adamit dhe Evës, Kaini dhe Abeli i ofruan flijime Zotit, që pranoi vetëm atë të Abelit. Kaini i pushtuar nga xhelozia i merr jetën vëllait, duke kryer vrasjen e parë në histori sipas Biblës. Kjo ngjarje biblike ishte pikënisje për regjisorin Rafael Hoxhaj për të vënë në skenën e Teatrit Eksperimental dramën “KAINI dhe ABELI – Të bijtë e Adamit”, që në fakt i flet aktualitetit. “Po jetojmë në një moment krize emocionale dhe jo vetëm. Kemi zgjedhur Abelin dhe Kainin sepse flitet që aty është gjeneza, akti i parë i vrasjes. Sot, nuk flasim më vetëm për një akt, por për gjenocid, vrasje masive, varre masive, familje të shpërbëra, është e sotmja! Vrasja nuk ka më vetëm një emër, Kaini...