Kadri Roshi, jetimi që bëri për vete krejt Shqipërinë

Kadri Roshi, jetimi që bëri për vete krejt Shqipërinë

Kadri Roshi Nga Ilir Çumani Sa herë ndodh që evokojmë ngjarje e flasim me nderim për individë dhe emra personalitetesh të përveçëm, mendja më shkon tek një thënie doktrinare e besimit islam, që vjen prej lashtësisë që nga koha e arabëve të vjetër. Ata thonë: “Njeriu kur vjen në jetë, duhet të lërë gjurmët e tij përmes tri gjërave të rëndësishme. Së pari, nëse mundet, duhet të sjellë në jetë të vegjlit e tij dhe ta mbushë vatrën e ngrohtë familjare me zëra të hareshëm e të gëzuar vocërrakësh, jo vetëm për t’i dhënë kuptim, gazmend dhe ngjyra optimizmi jetës, por edhe për të lënë si trashëgim pasardhës të tjerë, që jeta mbi tokë të vazhdojë. Kadri Roshi në rolin e Parandilit, në Filmin “Gjeneral...