Kadare në epokën e AI: homazh digjital në Korçë
Në 90-vjetorin e lindjes së shkrimtarit të madh Ismail Kadare, në qytetin e Korçës u organizua një aktivitet i veçantë përkujtimor. Në Galerinë e Artit Dixhital, kolosi i letrave shqipe u “rikthye” për publikun përmes inteligjencës artificiale, duke krijuar një përvojë unike për të pranishmit.Kjo ide inovative u realizua nga Deon Gjoka, vetëm 12 vjeç, i cili përmes teknologjisë solli figurën dhe zërin e Kadaresë, duke ngjallur interes dhe emocione tek publiku. “Sot kam realizuar dokumentarin për Ismail Kadarenë dhe avatarin e tij që flet, ishte pak e vështirë pasi ishte më i ndërlikuar krahasuar me videot e tjera që kam bërë. Kadarenë e njihja pak, por jo thellësisht, tani punova me veprat e tij e njoh më mirë”, tha Deon Gjoka. Mësuesja e letërsisë,...
Burimi:
vizionplus.tv