Jorge Luis Borges: Unë paskam vetëm një armik…
Jorge Luis Borges Nga Jorge Luis BorgesUnë paskam vetëm një armik. Nuk e mora vesh kurrë sesi ai mundi të hyjë në shtëpinë time natën e 14 prillit 1977. I hapi të dy dyert: portën e jashtme, të madhe e të rëndë, dhe derën e vogël të shtëpisë. Ndezi dritën dhe më zgjoi nga një ëndërr-makth që nuk e mbaj mend, por që ndodhesha në një kopsht. Pa e ngritur zërin, më urdhëroi të ngrihesha dhe të vishesha, menjëherë. Kishte vendosur vdekjen time dhe vendin e ekzekutimit. I shtangur, iu binda. Ai ishte më i shkurtër se unë, por më i fortë, sepse urrejtja i kishte dhënë forcë. Nuk kishte ndryshuar fare, me kalimin e viteve; vetëm se në flokë të errët kishte disa fije...
Burimi:
kultplus.com