Jonid Jorgji: Prioritet ligji i ri audiovizualit dhe ringritja e infrastrukturës së kinemave në vend
Nga Julia Vrapi Ligji aktual për kinematografinë në Shqipëri, i miratuar në vitin 1996 dhe i përmirësuar disa herë më pas, nuk përmbush më nevojat e kësaj industrie. Rregullimi i kuadrit ligjor dhe rritja e buxhetit për këtë sektor janë çështje, që herë pas here janë diskutuar nga përfaqësues të industrisë. Shqipëria pritet të hyjë në një fazë të re zhvillimi për kinematografinë, ku brenda këtij viti synohet të miratohet një ligj i ri, i cili do të adresojë këto sfida dhe do të përkrahë zhvillimin e mëtejshëm të industrisë. Në Tiranë këto ditë u zhvillua dhe konferenca “Breaking the Frame: Balkan Women Reimagine Cinema”, ku Jonid Jorgji kryetar i QKK-së theksoi se prioriteti i tanishëm është ligji i ri i audiovizualit dhe rinovimi i...
Burimi:
sot.com.al