Jeta mes internimit dhe artit/ Lekë Tasi nderohet për rezistencë, 96-vjeçari kujton internimin dhe vuajtjet e familjes
“Historia e përndjekjes sime fillon kur unë isha gjashtë muaj foshnjë’, u shpreh piktori dhe muzikanti Lekë Tasi. Në 1975 piktori, muzikanti dhe shkrimtari Lekë Tasi u internua familjarisht në Grabjan të Lushnjës, ku qëndroi deri në rrëzimin e diktaturës 35 vite më parë. Sot është 96 vjeç, por nuk heq nga kujtesa asnjë çast nga vuajtet që ka përjetuar e gjithë familja. I ati, avokati Koço Tasi, njëkohësisht anëtar i Parlamentit të Parë Shqiptar pas Kongresit të Lushnjës emigroi për 17 vjet në Greqi pas Revolucionit të qershorit. Me kthimin në atdhe, u arrestua dhe dënua në gjyqin special në vitin 1945. Edhe xhaxhai Akile Tasi, me karrierë të ngjeshur politike në kohën e luftës, vdiq në burgjet e diktaturës. “Unë jam në moshë...
Burimi:
top-channel.tv