Jep dorëheqje drejtoresha e Muzeut të Luvrit, pas skandalit me vjedhjen
Drejtoresha e Muzeut të Luvrit ka dhënë dorëheqje pas “grabitjes së shekullit” të vitit të kaluar, gjatë së cilës u vodhën bizhuteri kurore me vlerë 88 milionë euro (100 milionë dollarë). Presidenti francez Emmanuel Macron e pranoi dorëheqjen e Laurence des Cars dhe e vlerësoi si akt përgjegjësie në një kohë kur muzeu më i madh në botë ka nevojë për stabilitet dhe zhvillim të ri. Des Cars kishte paraqitur edhe më herët dorëheqjen te ministrja e Kulturës, Rachida Dati pas grabitjes, por ajo ishte refuzuar. Ajo ka deklaruar se infrastruktura teknike për mbikëqyrjen e thesareve më të vlefshme ishte e vjetëruar ose pothuajse mungonte, gjë që përbënte shqetësim të madh për muzeun. Në vitin 2024, Muzeu i Luvrit u vizitua nga 8.7 milionë njerëz,...
Burimi:
kultplus.com