Januz Januzaj: Liria, një kërkim i përhershëm

Januz Januzaj: Liria, një kërkim i përhershëm

(Burgu i mos pranishëm i krijuesit Ismail Syla në librin “Manifest në brinjë”, ShB “Artini”, Prishtinë, 2025) Nga Januz JanuzajPërmes librit me lirika burgu, “Manifest në brinjë” Ismail Syla u kthehet motiveve të burgut pas dyzet e pesë viteve dhe i familjarizon me ndriçim të ri për lexuesin e sotëm. Rikrijimi i asaj përballjeje të kahershme që ka shkuar shndrit në dy anë: rishfaqja e jetës mes mureve si një vetëflijim dhe kundërshtimi ndaj ngujimit, si jetë tjetër paralele deri te vetë liria. Ismail Syla, aty, në ato vargje, është ideal që nuk lidhet, që nuk shtypet, që nuk shuhet dhe që nuk kapërcehet, kurrë:“Çdo mëngjes,sytë e mi shikojnë murin.Por në brendësi, është një horizontqë nuk plaket’’.Mosha djaloshare e kaluar në burg, të cilin e...