Ja çka tha Edith Durham pasi vizitoi Abacinë e Oroshit më 1908

Ja çka tha Edith Durham pasi vizitoi Abacinë e Oroshit më 1908

Pas një udhëtimi të lodhshëm përmes shtigjeve të thepisura të mbushura me mikpritje, por edhe me kurthe e befasira Durham e ndien veten mirë në Mirditë. Ndalesën e parë e bëjnë në Malin e Shenjtë, atje ku janë ende rrënojat e manastirit të lashtë benediktin dhe më pas, zbret në Orosh, ku ishte abacia dhe kulla e kapedanit Marka Gjoni. “Abati di shumë gjëra, – shkruan Durhami, – ndër të tjera, ka ditur të ngrejë selinë e tij në një nga vendet më të bukura në Europë, qe truri i Mirditës, ndoshta personaliteti më i fortë në të gjithë Shqipërinë e Veriut. Kur pritet të ndodhë diçka me rëndësi, një nga pyetjet e para që bën kushdo, qoftë ky prift, njeri dosido, apo edhe konsull i...