Ja çka mendonte Friedrich Nietzsche për “njerëzit mizorë”
Nga Friedrich Nietzsche Njerëzit, që sot janë mizorë, duhet të kenë për ne domethënien e shkallëve të një kulture të hershme prej së cilës kanë mbetur; këtu mali i njerëzimit tregon formacionet e tij më të thella, hapur, ndërsa diku gjetkë ato mbeten të fshehura.Janë njerëz të prapambetur, truri i të cilëve, për shkak të të gjitha aksidenteve të mundshme në ecurinë e trashëgimisë, nuk u formësua mjaftueshëm aq hollë dhe aq shumëllojshmërisht.Ata na tregojnë atë që kemi qenë ne të gjithë dikur dhe na shtien frikën me këtë; por ata vetë janë po aq pak të përgjegjshëm sa dhe një copë graniti që është një copë graniti.*Shkëputur nga “Njerëzor, tepër njerëzor”Përktheu: Taulant Hatia ObserverKult Lexo edhe: “Antikrishti” i Friedrich Nietzsche, libri kundër kishës që...
Burimi:
kultplus.com