Italia blen portretin e rrallë të Caravaggios për 30 milionë euro
Shteti italian ka blerë një pikturë të mjeshtrit barok të shekujve 16–17, Caravaggio, për 30 milionë euro, një nga shumat më të mëdha që ka paguar ndonjëherë për një vepër arti. Ministri i Kulturës i vendit tha se vepra, një portret i klerikut Monsinjor Maffeo Barberini, i cili më vonë u bë Papa Urban VIII, është me “rëndësi të jashtëzakonshme” dhe blerja e saj është pjesë e një plani më të gjerë për të parandaluar që vepra të rëndësishme arti të blihen nga koleksionistë privatë. Piktura ishte mbajtur në një koleksion privat në Firence dhe u shfaq për herë të parë publikisht në Romë në vitin 2024, shkruan mapo. Caravaggio, mjeshtër i një teknike ndriçimi që bënte që subjektet e tij të dukeshin sikur merrnin...
Burimi:
kultplus.com