Itaka humane: gjeografia e brendshme e shpirtit
Nga Fulvia Shtepani Të flasësh për librin “Murgu i malit të shenjtë” është si të hysh në një kishë të lashtë, ku përjetësia varet si një relike e heshtur mbi muret e ftohta të gurit, sikur të kishte skalitur në to vuajtjet dhe pendesat e mijëra shpirtrave mëkatarë. Është një hapësirë ku koha ndalet dhe fryma rëndohet nga psherëtimat e së shkuarës, ku fjala duhet të ecë zbathur, me përulësi, për t’u pastruar nga çdo hije hipokrizie, përpara se të guxojë të prekë të shenjtën. Një mjegullnajë danteske na mbështjell e na përpin, sapo zhytemi në faqet e librit, si një prag i padukshëm drejt thellësive, ku shpirti guxon të përballet me hijet e veta. Ajo na thërret, na provokon, na fton në një udhëtim...
Burimi:
kultplus.com