Isuf Myzyri/ Këngët i mësonte përmendsh dhe i ”fuste në defter”!
Kush ia shkruante këngët Isuf Myzyrit? Është një pyetje që ka ardhur me kohë natyrshëm pasi ashtu sikurse ka shkruar “Artisti i Merituar” elbasanas Mit’hat Stringa, “Isuf Myzyri mbeti analfabet dhe kjo i krijonte vështirësi në punët krijuese si muzikant e këngëtar”[1] (Stringa; 1982:62). Nga Fatmir Terziu Sipas Stringës, ai vuante e lodhej shumë, sepse mungesa e shkrimit dhe e këndimit, e njohjes së muzikës e pengonte (po aty). Ndërsa për meloditë ai vepronte mjaft lehtë, pasi dihej se e ndihmonte violina, për tekstet e këngëve të tij vështirësia ishte e madhe, saqë thuhet nga më të moshuar, dhe mjaft nga ata që janë gjendur afër tij “se ai kështu humbiste mjaft vargje”, pasi ato nuk mbaheshin ndonjëherë mirë me mend. Duke kërkuar për këtë...
Burimi:
kultplus.com