Ismail Syla: Thesi, pasqyra dhe maska

Ismail Syla: Thesi, pasqyra dhe maska

Ismail Syla Koha e triadave Nga Ismail Syla THESI(Brendësia e kolonizuar) Fizika Në planin fizik, thesi është hapësirë. Trupi i tij është formë e butë, pa përmbajtje të vetën. Funksioni i tij është të mbajë diçka tjetër. Kur është bosh, hapësira është e lirë dhe e plotë si kapacitet. Kur mbushet, hapësira pushtohet dhe potenciali mbyllet. Në terma fizikë, thesi është energji potenciale, ndërsa plot – energji e realizuar. Pra, thesi bosh ka të gjitha mundësitë. Thesi i mbushur ka vetëm një gjendje. Nga pikëpamja e materies, mbushja është ngurtësimi i mundësisë. Filozofia Thesi, si ide, ekziston si formë e pastër vetëm kur është bosh. Boshllëku nuk është mungesë, por kushti që e bën atë të jetë çfarë është. Në çastin që mbushet, ai nuk është më “thes”, por drithë i...