Ismail Syla: Taravoli, gruaja, njerka dhe vjehrra

Ismail Syla: Taravoli, gruaja, njerka dhe vjehrra

Koha e aventurave linguistike Nga Ismail Syla Truri ynë e lexon bukurinë e fjalës edhe përmes simetrisë, rezonancës – tingëllimit që të dridh brenda dhe të zgjon – harkut zanor, butësisë së fillimit dhe mënyrës së mbylljes së asaj fjale. Shqipja është gjuhë ku bashkëtingëlloret janë skelet, kocka, ndërsa zanoret janë frymë. Njësitë gjuhësore të trajtuara në këtë ese nuk kanë brenda akribinë shkencore, por interpretim të natyrës së estetikës linguistike. TARAVOL Në fjalorin e shqipes standarde, fjala “taravol” shpjegohet si mbiemër i diskursit bisedor pët njeriun “që ka karakter rë fortë, që është i zoti të kapërcejë çdo vështirësi; që s’di ç’është frika.” Si përkufizim ky shpjegim nuk lë kuptim të dytë të këtij mbiemri. Ndërkaq, në “Fjalorin etimologjik” të KolecTopallit, kjo fjalë shpjegohet...