Ismail Syla: Shkruaj me bindjen se fuqia e fjalës është kryevepra e evolucionit miliona vjetësh

Ismail Syla: Shkruaj me bindjen se fuqia e fjalës është kryevepra e evolucionit miliona vjetësh

Në rubrikën Personale, në ObserverKult, mysafir yni është shkrimtari, Ismail Syla. Si ndodhi takimi i parë me letërsinë? -Tregimi në librin e leximit të dh kollës fillore për njeriun e ulur mbi gurin e ftohtë, nën të cilin qëndronte gjarpri, është momenti kur tek unë lëviz magma e letërsisë dhe mekanizmi i të menduarit në mënyre filozofike, sipas kalendarit të moshës së fëmijërisë. Kur gjarpri i kërkon gurit që të lëviz pak që ta kafshojë njeriun, guri i thotë të mos brengoset, se ai do ta kafshojë edhe më rëndë, më ngadalë, me të ftohtin e tij, më keq se ai më dhëmbë të helmuar. Nga këtu tek unë hapet perdja, zbulohet bota letrare, metafora, personifikimi nga njëra anë, por ndodh edhe e krisura e dellit...