Ismail Syla: Origjina hyjnore e talentit
(Metafizika e thënies shqipe dhe dora e Zotit e Mikelanxhelos) Nga Ismail Syla I. E dhana e zotit Bukuria gjuhësore e togfjalëshit “E dhana e Zotit”, qëndron tek formulimi me folje të emërzuar – e dhana – (pjesore e substantivuar) trajtë morfologjike e ngrirë, pa kohë të caktuar që shënjon rezultatin e një akti absolut dhënieje duke mos thënë kur e dha e si e dha atë gjë kategoria supreme ideale, Zoti. Vetë gjuha e lë dhënien mister, pa dëshmitarë. Zoti në këtë thënie është burim absolut. Nuk jepet diçka nga Zoti, por “e Zotit”, jo thjesht diçka materiale, pronë, por e dhënë nga burimi hyjnor. Po të ishte nga Zoti, e dhëna do të ishte diçka lëndore, e ndarë, gjësend, dhuratë. E dhana e Zotit është pjesë integrale e vetë zotit, frymë...
Burimi:
kultplus.com