Ismail Syla: Fregatat e gjenive
(Ese për kryefjalinë dhe fjalët–fregatë të njëmbëdhjetë mendjeve botërore letrare, nga antikiteti deri sot) Shkruan: Ismail Syla Në vend të hyrjes Vepër klasike është ajo krijimtari që i mbijeton kohëve jo sepse është e gjatë, por sepse është e ndërtuar siç ndërtohet një mjet që nuk fundoset: me peshë të saktë, me thelb të përzgjedhur, me ekuilibër të brendshëm. Klasikja nuk është “gjithçka”, por është “mjaftueshëm” – aq sa të mbajë botën njerëzore pa u bërë enciklopedi. Këtu lind metafora e fregatës (shih në fund shënimin sqarues). Nëse Varka e Noas mban gjithçka të gjallë: botën bimore, shtazore e njerëzore – është totaliteti – fregata, përkundrazi, nuk synon ta bartë botën, por ta çajë detin. Ajo mban vetëm të domosdoshmen: timonin, kapitenin, busullën, armën, barotin,...
Burimi:
kultplus.com