Ismail Syla: Delta dhe deti

Ismail Syla: Delta dhe deti

Atlasi Ujor Metafizik – AUM Nga Ismail Syla DELTA,  SHPËRBËRJA E EGO-S Estetika e shpërbërjes Sapo lumi afrohet te delta për herë të parë ndjen tërheqjen e detit. Aty parandien shpërbërjen si akt të lirisë finale, estetikën e fundit të tij. Në rrëkezë, uji nuk di ç’ është liria. Te rrëkeja, atij i zgjohet vetëdija. Në përroskë ndodh bashkimi. Te përroi, e formëson karakterin. Në lumë e gjen pjekurinë. Në të e ndien rehatinë, është i vetëm, në një shtrat, një trup, një identitet, një qarkullim. Edhe pse e ndien përplasjen dhe gërryerjen, uji ka ritëm të fuqishëm. Para deltës fillon zbutja e energjisë, rrjedha e ulë qëndresën. Para saj lumi pushon së luftuari. Ka arritur aty ku çdo luftë humbet kuptim, sepse nuk ka...