Ismail Kadare: Baladë nizamësh
Ndër dy male me dëborëRa një trim vetullë-hollë O ju korba që më haniSyt’e zez të mos m’i ngani!Se kur nat’e zez’ të bjerëDo vrapoj un’ porsi erë.Atdheu ku më pret,Tek deti buçet. O ju korba që më grini,Syt’e zez vetëm m’i liniSe pa ta s’do gjej dot rrugëtNë të errët, në të mugët.Ku nëna më pret,Tek deti buçet. O ju korba që më sosni,Syt’e zez të mos m’i groposni!Se pa ta s’kam për të parëVajzën time, malln’e parë,Tek deti buçet,Dhe pret ajo, pret. O ju korba, atë natëSyt’e zez përse m’i latë?Drejtë atdheut, n’errsirë,Ika detitPor të lidhur me zinxhirëPrap e gjeta. O ju korba, pse s’mi nxorëtSyt’e zez mua të gjorit?Që dot rrugën të mos gjeja,Rrugë shkretën,Se kish vdekur dhe nëneja,Ishte tretur. O ju...
Burimi:
kultplus.com