Instituti Albanologjik organizon tryezë shkencore për Ibrahim Rugovën
Instituti Albanologjik-Prishtinë do të organizojë tryezën shkencore “Ibrahim Rugova, mendimtari dhe prijësi”, më datën 24.03.2026, ora 10:00. “Ky aktivitet që do të mbahet në ambientet e IAP-it organizohet në shenjë të nderimit profesional dhe respektit institucional për njërin nga ikonat e mendimit shqiptar për letërsinë dhe kulturën, studiuesin risimtar të letrave shqipe, prijësin e shqiptarëve në një kohë tejet të vështirë, Dr. Ibrahim Rugovën”, thuhet në njoftimin nga ky Institut. Dr. Ibrahim Rugova ishte punonjës shkencor në Institutin Albanologjik, njëri nga madhorët e historikut të institucionit tonë kërkimor dhe shkencor. “Për emrat e referuesve në këtë tryezë shkencore, si dhe programin e plotë të saj, do t’ju njoftojmë në fillim të javës së ardhshme”, thuhet në njoftim. Fotografia e Ibrahim Rugovës që e përcjellë këtë...
Burimi:
kultplus.com