Industria e filmit,Zhupa: Shqetësim buxheti i ulët,mungesa e infrastrukturës moderne,nevojë për investim dhe ligj të ri

Industria e filmit,Zhupa: Shqetësim buxheti i ulët,mungesa e infrastrukturës moderne,nevojë për investim dhe ligj të ri

Nga Julia Vrapi Financimi i projekteve, mungesa e infrastrukturës moderne apo dhe nevoja për një ligj të ri të kinematografisë, që t’i përgjigjet realitetit sot janë vetëm disa nga shqetësimet, me të cilat përballet industria e filmit në vendin tonë. Ina Zhupa kryetare e Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës ngre shqetësimet për gjendjen e industrisë së filmit në vend. Njëkohësisht dhe deputete e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ndërsa shpreh një sërë shqetësimesh, thekson gjithashtu dhe konsultim të gjerë për përgatitjen e ligjit për kinematografinë dhe më shumë mbështetje institucionale. “Në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë diskutuam nga afër problematikat që vazhdon të përballet industria e filmit në vend. Një ndër shqetësimet kryesore mbetet buxheti i ulët në dispozicion për financimin e projekteve, i cili e...