Ina Kosturi nderohet me Çmimin e Madh në Saint-Saëns International Music Competition në Angli

Ina Kosturi nderohet me Çmimin e Madh në Saint-Saëns International Music Competition në Angli

Ina Kosturi, profesore e asociuar e violinës në Universitetin e Arteve, është nderuar me Çmimin e Madh në kategorinë “Kompozim origjinal”, për veprën e saj “Koncert për violinë dhe orkestër” në sezonin e 4-t të Saint-Saëns International Music Competition në Angli. Ajo është renditur e para në të gjitha kategoritë e këtij konkursi prestigjioz për vitin 2025. Juria ndërkombëtare e konkursit përbëhej nga personalitete të njohura të botës muzikore. Ky sukses i Ina Kosturit, nënvizon nivelin e lartë të talentit shqiptar dhe vendos një standard të ri për muzikën klasike në vend. Saint-Saëns International Competition është një platformë globale për njohjen e të përkryerës në performancën muzikore, kompozim dhe kërkimin akademik. Konkursi është pjesë e Organizatës Botërore të Konkurseve Muzikore Online, ku publikohen juritë, fituesit...