Ikja e Mane Lumanit, kolegu tregon betejën me sëmundjen: Dy muajt e fundit i kaloi në spital, vuajti shumë

Ikja e Mane Lumanit, kolegu tregon betejën me sëmundjen: Dy muajt e fundit i kaloi në spital, vuajti shumë

Një nga figurat më të dashura të humorit shqiptar, Mane Lumani, është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare, duke lënë pas një boshllëk të madh në skenën artistike dhe në zemrat e publikut. Kolegët e tij, miqtë dhe artdashësit ndajnë sot kujtimet e një njeriu të thjeshtë, me shpirt të madh dhe prezencë të paharrueshme në çdo shfaqje, që edhe pas humbjes së zërit nuk humbi kurrë aftësinë për të sjellë të qeshura. Në një lidhje direkte për emisionin “Mes’Dritë”, në Vizion Plus, një nga parodistët e Vlorës dhe miku i tij i ngushtë, Afrim Agalliu, e përshkroi Manen si një tip unik, me karakter të fortë dhe një portret që fliste vetë për talentin e tij të rrallë. Ai kujtoi ditët kur së bashku...