I ruajnë kufomat, i veshin me rroba/ Keni dëgjuar për këtë traditë?(Foto)

I ruajnë kufomat, i veshin me rroba/ Keni dëgjuar për këtë traditë?(Foto)

Foto ilustrim Familje që zhvarrosin trupat e të afërmve të tyre dhe ndezin cigare në “buzët” e tyre është një ceremoni tradicionale në Indonezi. Populli Toraja, i cili jeton në rajonin malor të Sulawesi-t jugor, tregojnë kujdes për të dashurit edhe pas vdekjes së tyre. Sipas tyre, kufiri midis jetës dhe vdekjes është pjesë e një rrugëtimi më të gjatë drejt botës shpirtërore. Mund të duhen vite që familjet të kursejnë para për funeralet luksoze dhe deri në atë moment, kufomat vendosen në shtëpi ose varre modeste për vite me radhë. Të gjallët flasin dhe kalojnë kohë me trupat gjatë kësaj kohe, madje edhe i ‘ushqejnë’. Ata besojnë se nëse shpirtrat e paraardhësve të tyre nuk janë të lumtur, të korrat e atij viti nuk do...