Historia e pabesueshme e Italo Svevos: Shkrimtari që u zbulua nga Joyce pas 25 vitesh
Italo Svevo, emri letrar i Ettore Schmitz, triestinas dhe punonjës banke, botoi dy romanet e para me shpenzimet e veta: “Una vita” (1892) dhe “Senilità” (1898). Të dy kaluan në heshtje. Asnjë interes nga botuesit. Për 25 vite, Svevo mbeti i padukshëm. Në pranverën e vitit 1907, ai u regjistrua në Berlitz School në Trieste për të përmirësuar anglishten. Mësuesi i tij ishte një i ri irlandez, i varfër, që kishte mbërritur në qytet në vitin 1904 me partneren e tij, Nora Barnacle. Quhej James Joyce. Mësimet zhvilloheshin disa herë në javë dhe më pas u zhvendosën në vilën e familjes Svevo. Aty, mes gramatikës dhe bisedave në anglisht, lindi një nga miqësitë më të pazakonta në historinë e letërsisë evropiane. Në vjeshtën e vitit...
Burimi:
kultplus.com