Historia e novelës grafike dhe karikaturës në Shqipëri, studiuesi shpjegon si lindi dhe si u zhvillua gjatë diktaturës

Historia e novelës grafike dhe karikaturës në Shqipëri, studiuesi shpjegon si lindi dhe si u zhvillua gjatë diktaturës

Novela grafike dhe karikatura në Shqipëri lindi më vonë se në pjesën tjetër të Evropës. Novelat e para grafike u krijuan nga Safo Marko e Agim Fajo, ndërkohë që përmes karikaturave të publikuara në shtypin e kohës, trajtoheshin periudha të ndryshme, që nga pushtim otoman, përpjekjet për pavarësi edhe dy luftrat botërore. “Karikatura ka lindur me revistën ‘Hosteni’ në 1943 si një fletushkë e bashkëngjitur me revistën ‘Bashkimi’, më pas ka vazhduar si një revistë më vete, për të ironizar skenën politike të asaj kohe. Gjatë diktaturës, ka qenë një nga mjetet e propagandës së përdorur nga sistemi“, tregon studiuesi Oltsen Gripshi. Në studimin shkencor të publikuar së fundi, studiuesi i artit pamor Olsten Gripshi evidenton karikaturistët që krijuan imazhe mbreslënëse. “Ndër karikaturistët më të...