Historia e një fotografie të vitit 1979, kur Shqipëria ishte komuniste
Foto ilustrim Nga Ylli Demneri Më kujtohej shumë mirë kur kishte ndodhur ajo shkrepje aparati. Ishte shtator i vitit 1979. Për studentët e ILA-s, muaji shtator ishte, si zakonisht, muaj aksioni. Atë vit na kishin dërguar në Zejmen të Lezhës për ndërtimin e hekurudhës (aty, në Zejmen, kam parë, për herë të parë, të burgosur që shkonin e vinin nga puna të shoqëruar me policë e qen). Një ditë, ndërsa punonim për ngritjen e trasesë (kazma, lopata karroca e tokmak), shikojmë një fotograf «të jashtëm», po aq i rrallë sa edhe avionët e huaj në qiellin shqiptar, që po vinte drejt nesh i shoqëruar nga «shokët» e Sigurimit. E pamë nga larg. E kush do guxonte t’i afrohej e, për më tepër, t’i fliste ?...
Burimi:
kultplus.com