Historia e dhimbshme e këngës së njohur shkodrane: E donin shumë njëri-tjetrin por i ati i vajzës…

Historia e dhimbshme e këngës së njohur shkodrane: E donin shumë njëri-tjetrin por i ati i vajzës…

Foto ilustrim Nga Isa Alibali Shiroka gjithmonë është quajtur lagje e Shkodrës. Si e tillë edhe ahengun e ka bërë si qyteti ynë. Prej këtu kanë dalë shumë këngëtarë dhe instrumentistë popullorë që janë bërë të njohur edhe në Shkodër. Ndër ta edhe Jonuz Shiroka e Gjon Kraja peshkatarë për nga profesioni por edhe ahenxhij të njohur. Të dy shokë të pandarë e këngëtarë. Në vitin 1890 së bashku me Lukë Markun, violinist e Temo Manin me dajre krijojnë grupin e parë në Shirokë. “Jam në merak të madh. S’di si do të veprojë i ati?”- i tha një ditë Gjoni shokut të tij të ngushtë. Jonuzi ia dinte hallin. Donte një vajzë, e kishte kërkuar te i ati dhe priste me ankth përgjigjen e...