Historia e dashurisë mes Frida Kahlo dhe Diego Rivera, serial nga Netflix
Platforma e transmetimit Netflix po zhvillon një serial të ri dramatik të bazuar në jetën e artistes legjendare meksikane, Frida Kahlo, dhe marrëdhënien e saj të ndërlikuar me muralistin e njohur, Diego Rivera. Seriali do të eksplorojë historinë e tyre të dashurisë intensive dhe shpesh të trazuar, të shënuar nga pasioni, tradhtitë dhe tensionet personale, duke treguar gjithashtu se si arti i tyre u formësua nga klima politike dhe shoqërore e kohës në Meksikë. Regjinë do ta drejtojnë Patricia Riggen dhe Gabriel Ripstein, ndërsa seriali do të bazohet në romanin e autores franceze Claire Berest për Kahlo dhe Rivera me skenar të María Renée Prudencio. Sipas Netflix, seriali do të zhytet në botën intime dhe shpesh kaotike të çiftit ikonë, duke e paraqitur marrëdhënien e...
Burimi:
kultplus.com