“Hiri”, ekspozita e Enea Ziut/ Bibla dhe metafizika ndërthuren në ekspozitën vetjake në Tiranë
Përshkrimi i Shën Augustini për “njeriun e përthyer brenda vetes dhe të aftë për t’u shëruar prej ri-përqafimit me Zotin”, frymëzoi piktorin Ena Ziu të çelë ekspozitën e parë vetjake “Hiri”, ku bota bota historike takohet me atë metafizike. Enea Ziu, piktor u shpreh se “Bëhet fjalë për narrativen biblike që pretendohet që është një e vërtetë historike, por që është edhe mit… Hiri i mbart të dyja këto kuptime, edhe hiri i Zotit, por edhe hiri që mbetet pas zjarrit, diçka tokësore dhe e pavlerë”. Nga mëkati i parë njerëzor te Eva dhe Adami te vrasja e parë ku Kaini i merr jetën vëllait të tij Abelit apo historia e Kullës së Babelit ku njerëzit u dënuan të flisnin gjuhë të ndryshme, krijimet e...
Burimi:
top-channel.tv