Hapësira e braktisur buzë Parkut të Artit në Kinostudio do të kthehet në kinema verore
Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit (AQSHF) po ndërmerr një nismë të re kulturore që synon rigjallërimin e një hapësire të lënë pas dore prej më shumë se 25 vitesh, duke e shndërruar atë në Kinema Verore “Drita”. Hapësira, e mbuluar prej vitesh nga ferra dhe e shoqëruar me problematika të shumta infrastrukturore, do të marrë jetë si një qendër e hapur kulturore me shfaqje filmash dhe vepra arti, duke ofruar një qasje të re shprese, bashkëpunimi dhe dashamirësie për komunitetin. Kinema Verore “Drita” do të pozicionohet buzë Parkut të Artit në Kinostudio, pranë Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë, duke synuar të kthehet në një pikë referimi për artin, kujtesën filmike dhe jetën kulturore gjatë muajve të verës. Nisma është pjesë e përpjekjeve...
Burimi:
kultplus.com