Hajrulla Çeku: Shpëtohet nga rrënimi kulla e Ymer Pogës në Gjakovë
Ministri në detyrë i Kulturës i Kosovës, Hajrulla Çeku ka thënë se është shpëtuar nga rrënimi kulla e Ymer Pogës në Rogovë të Gjakovës. “Kanë përfunduar ndërhyrjet e fazës së parë në këtë aset që i përket shekullit XVI dhe konsiderohet si një ndër kullat më të vjetra në Kosovë”, ka shkruar ai në Facebook. Çeku ka shtuar se faza përfundimtare e punimeve do të vijojë me qëllim funksionalizimin e plotë të saj. ObserverKult Lexo edhe: Cikël poetik nga Sadedin Mezuraj: Kur ishim bashkë…
Burimi:
kultplus.com