Gomborwich: Bëni gabim që artin e lidhni me krijimin e veprave të përsosura nga forma
Nga Witold Gomborwich Gabimi juaj themelor është se arti lidhet me krijimin e veprave të përsosura nga forma; atë proces të pamatë dhe gjithënjerëzor të krijimit të formës, e kufizoni vetëm tek krijimi i poemave apo simfonive; e madje nuk jeni në gjendje të mësoni siç duhet t’u shpjegoni madje të tjerëve çfarë roli të pazakontë luan forma në jetën tonë. As në psikologji nuk keni ditur t’i jepni formës vendin e duhur. Si përherë juve vazhdon t’ju duket se janë ndjenjat, idetë, instiktet, që qeverisin sjelljen tonë, ndërsa formën jeni të prirur ta shihni si një shtojcë sipërfaqësore dhe dekor të rëndomtë. Dhe kur vejusha që ecën pas arkëmortit të të shoqit qan me ngashërim, ju mendoni se ngashërimet e saj vijnë ngaqë e...
Burimi:
kultplus.com