GLAM ALBANIA FORUM 2026, synon të nxisë dialogun ndërinstitucional 

GLAM ALBANIA FORUM 2026, synon të nxisë dialogun ndërinstitucional 

GLAM ALBANIA FORUM 2026, një platformë bashkëpunimi ndërinstitucional që bashkon galeritë, bibliotekat, arkivat dhe muzetë me institucionet e turizmit dhe zhvillimit kulturor. Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë  njoftoi finalizimin e organizimit të GLAM ALBANIA FORUM 2026. Biblioteka Kombëtare shprehet se forumi synon të nxisë dialogun ndërinstitucional dhe të theksojë rolin e institucioneve të kujtesës, si motor i zhvillimit kulturor dhe turistik të vendit. “Një nismë që vjen në vijim të bashkëpunimeve të suksesshme kulturore dhe promovimit të kulturës shqiptare, në shërbim të identitetit dhe turizmit kulturor. Bumi turistik sjell njëkohësisht mundësi dhe sfida për institucionet e kujtesës, rrit vizibilitetin dhe zgjeron audiencat përmes turizmit kulturor, por kërkon edhe kujdes të vazhdueshëm për ruajtjen e autenticitetit dhe të vlerave kulturore afatgjata”, thuhet nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë...