“Gjysmë-jeta e Marie Curie” rikthehet në skenë me aktoret Yllka Mujo dhe Armela Demaj
Teatri Metropol rikthen në skenën teatrore shfaqjen “Gjysmë-jeta e Marie Curie”. Shfaqja “Gjysmë-jeta e Marie Curie” rrëfen historinë e forcës dhe rezistencës së dy grave të jashtëzakonshme shkencëtare, Marie Curie dhe Hertha Ayrton, të cilat ndanë një miqësi të thellë dhe një pasion për shkencën. Përballur me sfida të mëdha personale dhe profesionale, veçanërisht diskriminimin gjinor në një kohë kur gratë shkencëtare ishin të rralla, Curie dhe Ayrton demonstrojnë një guxim dhe një përkushtim të palëkundur ndaj punës së tyre. Shfaqja, e shkruar me një tekst të pasur dhe emocional, shërben si një dritare në jetët e brendshme të këtyre dy figurave historike, duke na ofruar një pasqyrë të sfidave që kanë përballur dhe ecurisë që kanë arritur pavarësisht pengesave. Përmes dialogjeve të fuqishme dhe...
Burimi:
sot.com.al