Gjyqi për librat e Kadaresë/ Akuzë penale nga prokuroria ndaj Mirela Bardhit dhe botuesit Bujar Hudhri

Gjyqi për librat e Kadaresë/ Akuzë penale nga prokuroria ndaj Mirela Bardhit dhe botuesit Bujar Hudhri

Shitja e librave të kolosit të letërsisë shqiptare Ismail Kadare ka përfunduar në gjykatën penale të Tiranës. Por gjatë ditës seanca paraprake ndaj dy shtetasve, njëra e dyshuar se shkeli të drejtat e autorit dhe tjetri se fshehu të ardhurat u shty, mbasi mbrojtja kërkoi kohë të njihet me fashikujt. Procesi me dyer të mbyllura bazohet në një hetim të prokurorisë së Tiranës që ka ngritur akuza ndaj  Mirela Bardhit që dyshohet se shiti libra të kopjuar duke shkelur të drejtën e autorit dhe botuesit të Ismail kadaresë Bujar Hudhrit i cili akuzohet nga prokuroria se i dha librat e shkrimtarit të madh pa kupon tatimor. Siç tregon dosja e parë nga gazetarja Anila Hoxha, hetimi nisi mbas kallëzimit në 2024 nga familjarja e Bujar...