Gjilpëra 12 000-vjeçare hedh dritë mbi mbijetesën e njerëzve të Epokës së Akullit në Amerikën e Veriut
Në shpellat e thata të Oregonit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, arkeologët kanë zbuluar fragmente lëkure të qepura me fibra bimore dhe flokë kafshësh, të datuara mbi 12 000 vjet më parë. Sipas raportimit të The Times, bëhet fjalë për provat më të hershme të njohura të lëkurës së qepur në Amerikën e Veriut. Zbulimi, i realizuar në shpellën Cougar Mountain, përfshin 55 artefakte të përbëra nga lëkurë, fibra bimore dhe kocka. Disa prej copëzave janë të qepura dhe të nyjtuara me kujdes, duke dëshmuar një nivel të avancuar mjeshtërie në përpunimin e materialeve natyrore. Ekspertët theksojnë se gjilpërat e vogla të zbuluara në vendngjarje tregojnë përdorim të qëllimshëm për qepjen e lëkurave. Kombinimi i fibrave bimore me flokë kafshësh krijonte lidhje të forta...
Burimi:
syri.net