Gjermania kryeson globalisht në nivelet e narcizmit
Gjermania renditet si vendi me nivelin më të lartë të narcizmit në botë, sipas një studimi të gjerë ndërkombëtar të kryer nga Michigan State University. Gjetjet sfidojnë bindjen e përhapur se narcizmi është një tipar që karakterizon më shumë disa kultura të veçanta, duke treguar se ai shfaqet në të gjitha shoqëritë, por në forma të ndryshme. Studimi u bazua në përgjigjet e rreth 45 mijë pjesëmarrësve nga 53 vende, të cilët u pyetën për elemente të personalitetit të tyre, përfshirë vetëvlerësimin, marrëdhëniet sociale dhe qëndrimet ndaj të tjerëve. Pas Gjermanisë, në pesëshen e vendeve me nivelet më të larta të narcizmit renditen Iraku, Kina, Nepali dhe Koreja e Jugut. Në anën tjetër, renditen Serbia, Irlanda, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Danimarka, të cilat shënuan...
Burimi:
syri.net