Gjenden në Australi rrënojat e anijes me avull City of Hobart

Gjenden në Australi rrënojat e anijes me avull City of Hobart

Një mister detar që kishte mbetur i pazgjidhur për më shumë se 150 vjet është zbardhur pasi zhytësit kanë zbuluar më në fund rrënojat e anijes me avull City of Hobart pranë brigjeve të Victoria, në Australia. Anija prej hekuri u gjet rreth 30 kilometra larg bregdetit të Gippsland, pas pothuajse dy dekadash kërkimesh nga një ekip zhytësish dhe studiuesish të historisë detare. City of Hobart ishte fundosur në vitin 1877 teksa transportonte një ngarkesë qymyri nga Newcastle drejt Melbourne. Sipas të dhënave historike, aksidenti ndodhi pasi boshti i helikës u thye dhe depërtoi në trupin e anijes, duke shkaktuar dëme fatale që çuan në fundosjen e saj. Kapiteni dhe ekuipazhi arritën të braktisnin anijen me varka shpëtimi dhe u shpëtuan të nesërmen nga një...