Gjashtë planete rreshtohen në qiell këtë fundjavë, spektakël i rrallë astronomik
Një fenomen i rrallë qiellor do të jetë i dukshëm këtë fundjavë, kur gjashtë planete do të shfaqen njëkohësisht në qiellin e natës. Sipas ekspertëve, gjatë ditëve në vijim Jupiteri, Saturni, Venusi, Merkuri, Neptuni dhe Urani do të mund të vërehen në të njëjtën kohë. Megjithatë, për të dalluar Neptunin dhe Uranin do të nevojiten dylbi ose teleskop, pasi janë më pak të ndritshëm. Në kuadër të këtij fenomeni, NASA ka publikuar sonifikime të reja, të dhëna të mbledhura nga Observatori i rrezeve X “Chandra”, të shndërruara në tinguj për Jupiterin, Saturnin dhe Uranin, duke i dhënë publikut një mënyrë unike për të “dëgjuar” hapësirën. Dr Megan Argo, astrofizikane në Universitetin e Lancashire, e cilësoi këtë si një dukuri të rrallë. “Planetët po duken të...
Burimi:
syri.net