“Gjama e fundit në Dukagjin” nga At Zef Pllumi
Nga At Zef Pllumi – Ndigjo, — më tha kolegu, — nuk ke si kthen në Shosh: nesër mbrama këtu do gjindemi para njaj ngjarje së madhe: asht vdekja e parë mbas shpalljes së “sundit”. Të shofim çdo të bâhet. Mrikë Kacelja, që diq, ishte bijë e Prekalit e ndoshta prekalorët nuk do t’i shtrohen “sundit”. Ishte doke, tepër e vjetër edhe kjo, që fill mbas vdekjes kufomës i hiqeshin përmbrendësat (zorrë e mëlçi etj.) nga nji burrë i specializuem dhe pregatitej i dekuni për ta ekspozue në nji log para shtëpisë. Plaka kishte dekë në moshën 76-vjeçare, por kufoma mbante gjithnji bukurí mbas pregatitjes. Shtëpia e saj ishte aty, nja 10 minuta afer kishës së Kirit. Njaty kah ora pesë e mbasdites malet shungulluen...
Burimi:
kultplus.com