Giovanni Mele, ipeshkvi i Ungrës që ruajti dhe kultivoi gjuhën arbëreshe
Më 10 mars 1919, Imzot Giovanni Mele, një nga figurat më të rëndësishme arbereshe, u emërua ipeshkëv i Ungrës. Giovanni Mele ishte një nga patriotët që kontribuan në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës arbëreshe ne Itali. Imzot Mele lindi në fshatin arbëresh Firmoza (Acquaformoza) më 19 tetor 1885. Mësimet e para i mori në Cassano, më vonë në Kolegjin Grek në Romë. Shugurohet meshtar më 7 qershor 1908. Gjatë viteve 1908 – 1913 ishte famullitar në Çifti (Civita), pastaj në Ungra (Lungro) në vitet 1913 – 1919. Emërohet ipeshkëv – epark më 10 mars 1919. Gjatë shërbimit të tij të gjatë dhe besnik baritor, dallohej në zell, përkushtim dhe kujdes atëror. Në vitin 1922, pasi kishte vizituar të gjitha famullitë, shkroi “Letrën baritore”, ku kishte...
Burimi:
kultplus.com