Giano Miniello: Brezi im dinte të dashuronte…

Giano Miniello: Brezi im dinte të dashuronte…

Foto ilustrim “Ndonjëherë e pyes veten: “Si ia ka dalë brezi ynë të mbijetojë ndaj gjithë ushqimeve me përmbajtje laktoze? Nga Giano Miniello Si ia kemi dalë mbanë të rritemi pa homogjenizantë, hormone dhe multivitamina? Kemi mbijetuar pa Coca Cola, Red Bull, apo koktele të shtrenjta. Prisnim të dielën për të pirë ujë të gazuar, maksimumi mund të ishte ujë i gazuar me shije limoni.  I kaluam dimrat me një panine në çantë, pa ushqime të shtrenjta, pa Nutella, pa imunostimulantë. Kënaqeshim me ushqimin e pasdites, të përgatitur me bukë, gjalpë dhe djathë, pa fruta e perime të kaluara në centrifugë. Kalonim mbrëmjet e verës me një fetë shalqiri në duar që e konsumonim rrugëve, pa pasur komplekset që kemi tani?. Kemi kaluar ndëshkimin e një profesori, të cilin e kemi përqafuar në rrugë pas shumë vitesh, pa e kundërshtuar atë pas aprovimit të prindërve?. Ia kemi dalë mbanë pa një trajner personal, duke luajtur futboll lagjeve ndërkohë që shoku më pak fatlum, bënte rolin e arbitrit? U mbijetuam...