Gëzuar ditëlindjen “Top Albania”! Në ditën e dashurisë, Dritan Hoxha krijoi radion më të madhe dhe më të dashur të shqiptarëve

Gëzuar ditëlindjen “Top Albania”! Në ditën e dashurisë, Dritan Hoxha krijoi radion më të madhe dhe më të dashur të shqiptarëve

Top Albania Radio, media e parë e parë e ndërtuar nga krijuesi i Top Media’s, Dritan Hoxha 28 vite më parë vjen sot e plotësuar 360 gradë duke mbuluar të gjithë hapësirën mediatike, radio, TV, YouTube, aplikacion web dhe rrjet social. “Me kalimin e viteve, gjithmonë fuqia i është dhënë më shumë dëgjuesit e shikuesit. Kështu që në pesë vitet e fundit, u bëmë platforma e parë shqiptare që solli podcast-et, që programet të dëgjoheshin në të gjitha platformat në të gjithë botën. Më pas, përmes YouTube, radio filloi të shihet në thuajse në çdo gjë që bënte. Tashmë jemi në një kanal televiziv në Digitalb, në kanalin 10. Nuk kishim provuar ndonjëherë të printonim ndonjë gazetë, e bëmë edhe atë. Jemi gjithandej, e rëndësishme...