Genc Leka: Letër mësonjësit
Mësonjës të kujtohet ! Ti erdhe një ditëNga larg, i kapitur tek ne në katund,Sa bukur të pritën të gjithë fëmijtë,Më bukur shkëlqente dhe qielli pa fund. Mësonjës, të kujtohet!…Ç’të themi më parë.Sa shumë na doje, ashtu si dhe ne,Sa herë na thoshe: Fëmijë të mbarëNë zemër më ngjallnin gëzim dhe hare. Mësonjës t’na shohësh sa fort jemi rritur,Tani nxënësit e tu ti s’i njëh.Sa herë të mbledhur të gjithë t’kemi pritur,Ta dish sa të duam, sa mall kemi ne… Mësonjës, jemi mbledhur në klasën e dashurKu ti na mësove me mall e kujdes,Nga punë të ndryshme secili ka ardhur,Si vinim çdo ditë herët në mëngjes, Mësonjës, do marshojmë krenarë në jetëSe ti na mësove. Të puthim nga larg.( Për ne mos ki hall, mësonjës...
Burimi:
kultplus.com