Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
Gazeta zvicerane (1963) / Intervista në Bejrut me Leka Zogun dhe Hysen Selmanin
Nga Aurenc Bebja Gazeta zvicerane “La Liberté” ka botuar, të martën e 12 shkurtit 1963, në ballinë dhe faqen n°3, intervistën ekskluzive asokohe në Bejrut (Liban) me Leka Zogun dhe Hysen Selmanin. Letër nga Bejruti Mbreti i Shqipërisë, Leka I, na flet për ambiciet, projektet dhe gëzimet e tij Nga Raymond Loir Është një i ri shtatlartë, mbi dy metra, bjond, me flokë të butë e të mëndafshtë, me një buzëqeshje serioze dhe të qetë, me sy plot ëmbëlsi pas syzeve të trasha të miopit. Madhëria e Tij, Leka I, nuk ka mbushur ende 23 vjeç. Falë mikut tonë, z. Lambert, drejtor i përgjithshëm i hotelit Phœnicia, patëm privilegjin të merrnim një intervistë ekskluzive botërore me të birin e Zogut I të Shqipërisë. Ai na...