Burimi:
kultplus.com
Foto © kultplus.com
Gaqo Tashko, shkencëtari që midis dy dashurive zgjodhi Shqipërinë
Ishte fillim shtatori i vitit 1966 kur fati do të më privilegjonte të takoja dhe të bisedoja vetëm pak çaste me Rektorin tim të Institutit të Lartë Bujqësor, shkencëtarin Gaqo Tashko. Nga Bashkim Koçi Për “hallin” që më kish zënë më këshilluan shokët se atë mund ta zgjidhte e t’i jepte rrugë vetëm rektori dhe askush tjetër. Po ç’hall kasha unë, nxënësi me gjimnaz të porsambaruar dhe që më kishin dhënë të drejtën për të vazhduar studimet për mjek veteriner pranë këtij Instituti? Po ja, këtu qëndronte problemi që nuk i jepja dot drejtim. Fakulteti që më kishin dhënë të drejtën për të studjuar, pra atë të veteriarisë, nuk më pëlqeu që ditën që ma komunikuan. Por ata që u bënë sebep që ta ndaja...